Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se mund të ketë një takim të radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj të enjte ku do të vazhdohen diskutimet për personat e zhdukur, të zhvendosur dhe për çështjet ekonomike.
Për çështjet ekonomike delegacioni i Kosovës nuk kishte pranuar që të diskutojë dhe nuk kishte shkuar fare në takim.
Megjithatë ai thotë se Prishtina në Bruksel nuk udhëton që të bie dakord për ndonjë gjë, por vetëm për të dërguar sinjale politike që janë në dialog sepse duhet dhe jo sepse duan.
Sipas tij, fakti që Prishtina dëshiron të flasë për dëmet e luftës është e papranueshme për palën serbe, ndërkohë rikujton edhe kundërshtimin e fortë të Vuçiqit për hapjen e një teme të tillë, shkruan B92, trasnmeton Gazeta Express.
Vartësi i Vuçiqit gjithashtu ka komentuar deklarimet e Hotit rreth fushatës për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Sipas tij, një deklaratë e tillë tregon se Hoti s’e ka mbajtur premtimin e dhënë BE’së dhe Richard Grenellit.
“Kjo tregon se ata nuk kanë aftësi për dialog e as që të majnë fjalën”, ka thënë Gjuriq.
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...