Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka uruar studentët serbë të Universitetit të Prishtinës, që me seli janë në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka uruar ata për Ditën Ndërkombëtare të Studentëve – 23 prillin, duke iu thënë që të vazhdojnë të mbeten gardianë të identitetit dhe institucioneve të Serbisë në Kosovë, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.
Gjuriq i ka thënë atyre se ata kështu do të bëhen garantues të së ardhmes së popullit serb.
“Universiteti juaj do të mbetet brenda sistemit arsimor të Serbisë, sepse për njerëzit tanë Kosova dhe Metohija është me rëndësi të madhe strategjike”.
“Lëreni rininë, energjinë dhe diturinë të jetë themelues i një strukture më të fortë kombëtare dhe puna juaj t’i bëjë krenarë gjeneratat e ardhshme”.
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...