Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq gjatë një takimi me kongresmenët demokratë Bill Keating dhe Gary Connolly i ka informuar ata për situatën në dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë takimit siç raporton Tanjug, ai përcolli siç thuhet “shqetësime serioze në lidhje me numrin në rritje të incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, si dhe pasurive kishtare dhe kulturore në Kosovë”.
“Pavarësisht mesazheve dekurajuese që vijnë nga Prishtina, ekipi ynë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i Zyrës Qeveritare për Kosovën Petar Petkoviq, do të vazhdojë të avokojë për stabilitet dhe respekt për çdo marrëveshje”, tha ai.
“Beogradi ka dëshmuar, brenda dhe jashtë, se e mban fjalën dhe se palë negociuese që i besohet”, shtoi ai./lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...