Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka folur për çështjen e të zhdukurve.
Ai ka thënë se çështja e të zhdukurve duhet të jetë përpjekje e përbashkët, transmeton Arbresh.info.
“Qëndrimi ndaj çështjes së të zhdukurve duhet të pasqyrojë sinqeritetin tonë të përbashkët në përpjekjet për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin dhe përfundimisht të mbyllë një kapitull historik të konflikteve dhe urrejtjes”, ka thënë ai sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Gjuriq po ashtu tha se kjo ditë kujton detyrimin ndaj familjarëve për gjetjen e të zhdukurve.
“Viti pas viti, dita u kujton shteteve dhe shoqërive që të përmbushin detyrimin ndaj familjeve të njerëzve që janë zhdukur në konfliktet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë”, shtoi ai./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...