Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se z. Haradinaj ka të drejtë që nuk mund të ketë ndarja apo shkëmbim territoresh në Kosovës, sepse i tërë territori është pjesë e Republikës së Serbisë, transmeton portali arbresh.info.
“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë që në Prishtinë ka njerëz që nuk e duan paqen, por janë duke u bërë gati për luftë. Ai, Ramush Haradinaj ka të drejtë kur thotë se nuk mund të ketë ndarje apo shkëmbim territoresh në Kosovë, sepse i tërë territori është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Gjuriq.
Mes tjera Gjuriq është shprehur se në Prishtinë disa nuk duan paqe, por se po bëhen gati për luftë./Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...