Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qasjen sipas tij ndaj serbëve në vend.
Teksa u ka bërë thirrje atyre, Listën serbe e ka quajtur mjet, me të cilin do të tregojnë se nuk tërhiqen.
“Është domethënëse dhe i bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë në vetvete dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike sipas regjimit të Kurtit. Lista serbe është mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë, sepse me të do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk tërhiqen”, ka theksuar Gjuriq për RTS.
Ai theksoi se Serbia udhëheq politikë të jashtme të balancuar dhe dialogu strategjik me SHBA-në nuk është në kurriz të partnerëve të tjerë.
“Është shumë e rëndësishme që dikush që është kaq i afërt me Trump të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë. Sigurisht që edhe presidenti Vuçiq është i afërt me Trump dhe ka folur me të. Kjo nuk do të thotë se do të biem dakord për të gjitha çështjet, por do të jemi më afër. Të gjithë po e ndjekin këtë ndryshim në Amerikë”, thotë ai.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn