Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se nuk është sekret se përfaqësuesit serbë në Kosovë në vazhdimësi i janë ekspozuar përpjekjeve politike për t`i blerë dhe kthyer në anën e siç ka thënë ai të “separatistëve”.
Ai ka thënë se nuk ia merr mendja se me cilin “argument dhe gjimnastikë retorike” mund t’i bindin për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe që ta njohin si interes të tyre një gjë të tillë.
“Jo vetëm që një veprim i tillë është në kundërshtim me Rezolutën 1244, por do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e popullit serb në Kosovë “, ka thënë Gjuriq duke iu përgjigjur pyetjes se gazetës serbe “Novosti” se a do të mundet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t`i bind serbët që ta mbështesin ushtrinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për bisedime me ta, transmeton Klan Kosova.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...