Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili mbrëmë në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se ëndërron që një ditë Lugina e Preshevës t’i bashkohet Republikës së Kosovës.
Gjuriq ka thënë se një ëndërr e tillë e Thaçit s’do të bëhet realitet.
Ai madje ka ironizuar duke thënë se “presidenti i Kosovës mund të ëndërrojë që të aneksojë edhe Tahitin apo Xhamajkën por një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, sikur që nuk do të realizohet edhe ëndrra për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
Thaçi në një intervistë për Rubikon ka thënë se ëndërron që tri komunat me shumicë shqiptare t’i bashkohen Kosovës pa u cenuar integriteti territorial i Kosovës.
“Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci të përshihen pa u cenuar integriteti territorial i Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve