Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti autokrat presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kurti në Këshillin e Atlantikut tha se “Demokracitë si SHBA dhe Kosova duhet të qëndrojnë së bashku kundër autokratëve si Putin dhe Vuçiç. Paqja në Ballkan – dhe në botë – varet prej saj”, e për këtë Gjuriq ia ka përmendur Kurtit ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Gjuriq përmes një shkrimi në Twitter i tha Kurtit se derisa po flet për demokraci, Kosova ka hequr dorë edhe nga marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit.
“Ju ndaloni serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhje (kundër kërkesave të drejtpërdrejta nga SHBA, BE, OSBE), e ju ende flisni për demokraci; ju hiqni dorë publikisht nga marrëveshjet e Brukselit dhe të Uashingtonit për të cilat institucionet tuaja janë angazhuar, por flisni për…”, shkroi Gjuriq.

Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...