Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë të enjten se Prishtina, është duke sfiduar autoritetin dhe rëndësinë e Kombeve të Bashkuara, dhe se sipas tij Kosova është duke vuajtur nga mungesa e busullit politik, mungesë kjo e cila mund të jetë e pariparueshme në perceptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Gjuriq tha se “sulmi” që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ua bëri Kombeve të Bashkuara është një tjetër argument për ta që ende kundërshtohet pavarësia e Kosovës dhe kundërshtohet poashtu edhe që ajo të bëhet anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.
“Për këtë e falënderoj atë”, ka thënë Gjuriq, duke vënë në dukje se organizata e kontestuan Hoxhajn dhe pavarësinë e Kosovës, e cila sipas Gjuriqit kërkon më çdo kusht të pranohet në organizata ndërkombëtare.
“Këto raporte tremujore i çmitizojnë të gjithë ata që janë në Kosovë dhe që shtiren si ekzistencë e një shoqërie demokratike funksionale dhe janë duke u përpjekur për të fshehur faktin se territori i qeverisjes nga parimi feudal i strukturave kriminale-klanore, ku demokracia është në të vërtetë armiku më i madh”, ka thënë Gjuriq.
Hoxhaj ka thënë se shtrirja e ndikimit rus në Kosovë po bëhet përmes UNMIK-ut.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...