Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi do të kërkojë në Bruksel që të zgjidhet çështjen e serbëve nga Suhadolli.
Ai po ashtu tha se Beogradi do të mundohet të ndalojë qëllimin e Prishtinës që ajo pjesë e Mitrovicës veriore t’i takojë asaj jugore që përbëhet nga shqiptarët.
Gjuriq ka paralajmëruar se banorët e Suhadollit, të cilët i ka vizituar sot për t’u dhënë atyre farë gruri – donacion i qeverisë serbe, nuk munden të lëvizin dy kilometra në veri të Mitrovicës.
“Ata jetojnë në frikë të vazhdueshme dhe nën presion. Për fat të keq , në veri të Kosovës dhe Metohisë ka komunitete serbe që janë të kërcënuar. Suhadolli që është pjesë e Mitrovicës është një nga këto vende që janë më shumë se 16 vjet në rrezik në një lloj izolimi”, tha Gjuriç, transmeton agjencia B92 .
Gjuriq ka thënë se ka ardhur të bisedojë me njerëzit që janë të frikësuar për shkak të paralajmërimeve të Mitrovicës jugore dhe Prishtinës se Suhadolli të kalojë nën administrim të Mitrovicës jugore edhe pse sipas ligjit të organizimit territorial, kufiri mes Mitrovicës jugore dhe asaj veriore shkon nëpërmes lumit Ibër.
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...