Deklarata e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit se kundërshtare e pavarësisë së Kosovës është Serbia bashkë me presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq ka bërë bujë në mediat serbe.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit se pavarësia e Kosovës ka vetëm një armik, Serbinë me presidentin e saj Aleksandar Vuçiqin”, shkruan ‘Blici’ serb, ‘Tanjug’, ‘B92’.,etj.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kësaj deklarate, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se Vuçiq po sulmohet pasi është i sinqertë dhe punon për të drejtat e serbëve të Kosovës.
“Deklarata e Veselit e konfirmon se Vuçiqi është e vetmja pengesë e arritjes së qëllimit të tyre – që Serbia të mos mund të marrë asgjë nga Kosova”, është shprehur Gjuriq.
Gjuriq ka shtuar se Veseli e dinë që Vuçiq nuk do të heq dorë dhe se askush nuk do të mund ta mposhtë.
Ndryshe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi ende është duke vazhduar.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...