Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë ekzekutive e kësaj organizate, thotë se klubet e supervullnetarëve bazohen në kurrikulën “Impakt”.
“Mbledhen një kallabllak të rinj, që nuk njihen në mes veti. Duhesh me ardhë me kënaqësi. Kalojmë në identifikimin e nevojave si fazë tjetër. Bisedat në komunitet janë shumë të rëndësishme, me folë me dikon që nuk e njeh, qysh me e hekë marren. Planifikimi dhe implementimi është po ashtu me rëndësi. Dhe në fund është reflektimi dhe festimi,” sqaroi Gjurgjeala para të pranishmëve, raporton arbresh.info.
Sipas saj, këto janë fazët dhe shkathtësitë që zhvillohen, të cilat mandej kur formohet grupi.
Ajo mori si shembull një kënd social në një shkollë të Kamenicës, duke theksuar se duhet shumë angazhim dhe kreativitet për të realizuar planet./arbresh.info/
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim