Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata të Italisë.
Ai gjatë një takimi me drejtorin e shkollës “Enrico Fermi”, Ermanno Bracalente, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali, ka biseduar për kontributin e tyre të çmuar për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës të të rinjve në mërgatë, përcjell lajmi.net.
“Për të dëshmuar se mësuesit tanë kanë një angazhim me vlerë dhe një mision fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut, e që respektohen edhe institucionalisht, ishte edhe pjesëmarrja e nënkryetares së qytetit të Maceratës, Stefania Monteverde, të cilën në emër të shtetit të Kosovës, e falënderova për gjithë mbështetjen e gjithë akterëve të këtij qyteti në dhënien në shfrytëzim të hapësirave të nevojshme dhe krijimin e kushteve tjera përcjellëse për zhvillimin e mësimit shqip në atë zonë”, ka shkruae Bytyqi në Facebook.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...