Mbrëmjen e sotme në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna armësh.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin, tha Ahmeti.
“Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Rasti është iniciuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij”, u përfundoi Ahmeti. /arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...