Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së hënës në Prishtinë, i pasojë e një konflikti, i cili më pas ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 6:30 në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Sipas saj, tre persona kanë mbetur të plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, thotë Ahmeti.
Sipas saj, tre të plagosurit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.
“Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shprehet Ahmeti për Arbresh.info.
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...