Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pistoleta është gjetur dhe konfiskuar.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM Rr. Mulla Agani, Pejë / 31.12.2023 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është gjetur dhe konfiskuar.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme