Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pas raportimit se presidentja e vendit Vjosa Osmani nuk ia vazhdoi kontratën ish-ambasadorit William Walker.
Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi i ka kërkuar falje Walkerit duke i thënë se në krye të shtetit ka disa njerëz që janë aksidentalisht aty.
Ai thotë se të njëjtit nuk i lidh asgjë me historinë e Kosovës.
“Ju kërkojmë ndjesë z. Walker, sepse momentalisht dhe aksidentalisht janë disa njerëz në krye të shtetit që nuk i lidh gati asgjë me historinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Theksojmë se ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker në një intervistë në T7, ka thënë se ai ka pritur një telefonatë nga shefja e shtetit, por nuk e mori asnjëherë.
“Sa i përket pyetjes së parë, jo, unë nuk e kam diskutuar këtë me presidenten Vjosa Osmani dhe nuk kam komunikuar me të që para zgjedhjeve, atëherë kur doli storja se ajo në njëfarë mënyre e ndërpreu kontratën me Fondacionin. Mendoj se ajo ka qenë shumë e zënë me garën zgjedhore dhe me negociatat për formimin e Qeverisë së re. Tani ajo është presidente, dhe siç thashë edhe më herët nuk kam folur me të që nga biseda e parë dhe në njëfarë mënyre kam pritur që ajo të më telefonojë”, ka thënë Walker.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...