Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer i cili në automjetin e tij në fshatin Pozheran të Vitisë, ka bërë tejkalim të shpejtësisë.
I njëjti, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 119 km/h, shkruan Arbresh.info
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor./Arbresh.info

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...