Policia e Kosovës ka gjobitur 23 vjeçarin për kundërvajtje në komunikacion.
Policia e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar shoferin që me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj, shkruan arbresh.info.
Kjo informatë me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë rajonale.
Në lidhje me këtë policia, e ftoi shoferin me inicialet D.D (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, njofton policia.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët si në këtë rast dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info/


Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...