Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili automjetin e tij të udhëtarëve e parkoi në trotuar në një rrugë në Ferizaj. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, thuhet në njoftimin e dërguar për portalin arbresh.info, nga zyra për informim e pubikut në Ferizaj.
Tutje theksohet se:
“Policia, e ftoi qytetarin S.T (M/K) 44 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.”
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.” /arbresh.info/

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...