Policia në Prishtinë kanë hasur një automjet që kishte të vendosura drita rotative, në kundërshtim me ligjin.
Ai është gjobitur me 500 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj.
“Prishtinë, 07 Janar 2026– Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprime policore ndaj një shoferi, i cili ishte hasur duke qarkulluar me automjet, në të cilin kishte vendosur pajisje ndriçuese (drita rotative) në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se pajisjet e ndriçimit të vendosura në automjet nuk ishin të lejuara për përdorim, ndërsa shoferi me to kishte dalë në qarkullim, duke shkelur kështu rregullat e trafikut rrugor.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Ndërpritet përkohësisht çerekfinalja mes Bashkimit dhe Pejës...
BE gati për të ndihmuar Shqipërinë, solidaritet dhe mbështet...
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Le...
Gjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata...
Atletico Madrid – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtar...
“Të bashkuar në luftën kundër krimit”, e ngarkuara me punë e...