Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të jëne të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi.
Ai ndau fotografi të hudhjes së mbeturinave duke thënë bërë thirrje që të mos bëhet një veprim i tillë që rrezikon kalimtarët, shkruan Arbresh.info.
“Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi. Siç ju e dini, është e NDALUAR rreptësisht hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë (shih fotot). Mos i hedhni mbeturinat nga dritaret, sepse rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten. “, ka shkruar ai.
Mes të tjerash, Rama bëri të ditur se Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njejtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, tha mes të tjerash i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...