Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka adresuar kritika për borxhin komunal në drejtim të kryetares aktuale të Gjakovës, njëherësh kandidate e Alternativës për edhe një mandat në krye të qytetit, Mimoza Kusari-Lila.
Gjini ka thënë në një debat televiziv zgjedhor në RTV21 se qeverisja e fundit e ka mbytur Gjakovën në borxhe.
“Sot komuna e Gjakovës ka ma shumë borxh se sa ka pasë para katër viteve”, ka deklaruar Gjini.
“2 milionë e 500 mijë euro janë borxh expropriime dhe komunali pa hy në projekte për të cilat po mbesin borxh”, është shprehur ai.
Këto pretendime i mohoi kategorikisht, Kusari-Lila duke thënë se Gjini nuk po di t’i deshifrojë dokumentet me shifra.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës