Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, u ka shprehur ngushëllime familjarëve me rastin e vdekjes së dy fëmijëve nga fshati Ujzi, si pasojë e djegies së shtëpisë.
“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot”, ka shkruar Gjini, transmeton arbresh.info
“U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, është shprehur tutje i pari i Gjakovës.
Postimi i tij i plotë:
Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.
U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident!
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...