Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini është i bindur se vendi do të shkoj në zgjedhje të përgjithshme para vitit 2018. Thotë se edhe në këtë vit vendi mund të shkoj në zgjedhje, ndërkohë një datë e tillë, është kushti i parë, që AAK ka për pozitën, para se të diskutojnë për çfarëdo teme.
“Për me fillu me bisedu për çfarëdo teme ne me partitë në pushtet duhet të ketë dakordim se cila do të jetë data e zgjedhjeve dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundshme”, tha Gjini në ‘Rubikon’ të KTV’së.
Thotë se zgjedhje të përgjithshme do të ketë para vitit 2018, dhe se zgjedhjet mund të mbahen edhe këtë vit.
“Duhet të dihet data e zgjedhjeve, fillimisht duhet të caktohet një datë e zgjedhjeve dhe atëherë ne mundshme me e pasë një agjendë të çështjeve të cilat na interesojnë me ndodh ndërkohë’, theksoi ai.
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...