Në Gjilan sot ka ardhur kontigjenti i pajisjeve të ndryshme të cilat janë dedikuar për shoqatën Handikos dhe pajisje kontigjente-shtretër dhe material tjetër përcjellës për Spitalin Regjional, që janë financim i organizatës “Rumanienhilfe Gunskirehen” nga Austria, në vlerë mbi 50 mijë euro.
Pas arritjes së donacionit, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka falënderuar donatorin, shoqatën dhe qytetarët e Austrisë, thuhet në njoftim.
“Ky është një kontigjent me pajisje të ndryshme që dedikohet për shoqatën Handikos dhe për Spitalin Regjional të Gjilanit. Pajisjet do të përdoren nga personat që kanë nevojë dhe tani këto për ne janë një obligim që t’i ruajmë me kujdes të veçantë. Vlera e përgjithshme e donacionit kalon shifrën 50 mijë euro dhe Komuna e Gjilanit këtu ka participuar me shpenzimet e transportit”, ka thënë ndër të tjerash, drejtori Nexhat Hajrullahu.
Për ndryshe, kontigjenti përmbante karroca lëvizëse, inventar tjetër statik, rroba të ndryshme, shëtitore, shtretër medicinal dhe pajisje tjera përcjellëse.
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave