Komuna e Gjilanit nga dje ka filluar mësimin online edhe për fëmijët në ҫerdhe, kopshte e institucione parashkollore.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lartë këtë proces mësimor edhe këtë nivel shkollor, pas atij fillor dhe të mesëm, i cili ka filluar me 16 mars, duke qenë komuna e parë në nivel vendi.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me ekipin që po punon në organizimin e mësimit në programe arsimore obligative në këtë kohë pandemie. Po ashtu, në këtë gjendje të emergjencës po e vazhdon me sukses ta shfaq kalendarin kulturor edhe Teatri i Gjilanit, sikurse edhe shkolla e artit pamor “Adem Kastrati”, e cila po i realizon ekspozitat në formë online”, ka thënë Haziri.
Ai potencoi se Komuna e Gjilani po punon me aktivitete online në ofrimin e shërbimeve përmes komunikimit e takimeve online, që mund të ndikojnë në familje, në lagje e komunitet, për ta thyer këtë këtë kohë pandemie me programe të ndryshme.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...