Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19.
Këtë informatë, Ismajli e bëri të ditur të hënën, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.
Gjendja e përgjithshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje. /arbresh.info/
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...