Së shpejti në Gjilan do të filloj ndërtimi edhe i tri shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë të banimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me bashkatdhetarin nga Zvicra, Vezir Ramushi, i cili është duke e ndërtuar shtëpinë e Refik Aliut në fshatin Capar së bashku me bashkatdhetarët tjerë.
Gjatë ditëve në vazhdim do të vihet gurthemeli i shtëpisë së re për familjen e Lumnije Rudhanit, sikurse edhe për një familje në Gumnishtë dhe Verbicë të Zhegocit.
“Faleminderit z. Ramushi që i është bashkangjitur aksionit të madh të Komunës, i dalë nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”. Unë apeloj edhe të bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që t’i nxjerrim familjet gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit”, tha Haziri.
Me fillimin e ndërtimit të tri shtëpive për familje në nevojë, totali shkon në 46 shtëpi që mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e cila është realizuar me iniciativë të kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014.
Ndërkohë, me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po renovohen sipas kërkesave të qytetarëve.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...