Një mashkull ka tentuar ta dhunoj një femër, por viktima kishte arritur të largohej. Më pas vëllai i saj e kishte kuptuar rastin dhe ka futur të dyshuarin në veturë dhe duke u kacafytur kanë shkaktuar aksident trafiku.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte tentuar ta dhunojë viktimën femër K/Shqiptare, mirëpo viktima kishte arritur që të largohet. Vëllai i viktimës gjithashtu i dyshuar pasi kishte kuptuar rastin kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur mes veti, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit