Xhamia e Medresesë në Gjilan dhe një tjetër xhami në fshatin Ponesh kanë qenë cak i hajnave.
Policie e Kosovës njofton se persona të panjohur pasmesnatës së të enjtes kishin hyrë me forcë në Xhaminë e Medresesë ku kanë vjedhur paratë e mbledhura për personat në nevojë.
Policia thonë se janë duke e hetuar rastin dhe se kryesit e vjedhjes janë ende të panjohur për ta.
“Është raportuar se gjatë natës persona ende të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e Medresesë ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme në xhaminë e fshatit Ponesh janë vjedhur paratë e grumbulluara për personat në nevojë.
Raportohet se hajnat kishin hyrë me forcë në xhami rreth orës 15:00.
“Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e fshatit ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...