Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ka bërë sot shpërndarjen e laptopëve për nxënësit e fshatrave Gadish, Kishnapole, Sllakoc të Epërm dhe të Ulët, donacion ky që është dhënë nga kryetari Lutfi Haziri dhe ndërmarrja Elkos Group.
Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, tha se janë zgjedhur fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duke u mbuluar numër i konsiderueshëm i nxënësve nga këto fshatra.
“Mësimi në distancë është një brengë e vazhdueshme për Komunën e Gjilanit në vazhdimësi gjatë përballjes me pandeminë globale Covid-19. Sot kemi mbështetur një numër të konsiderueshëm të nxënësve të këtyre fshatrave me laptop dhe ata tashmë kanë qasjen në orët mësimore. Këto pajisje që janë dhënë falas për nxënësit e këtyre anëve janë donacion nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe ndërmarrja Elkos Group”, ka njoftuar drejtori, Nazim Gagica.
Njëkohësisht Gagica ka bërë të ditur se kërkesa është balancuar me nevojën dhe kushtet e familjeve, sepse nuk kishte më shumë sasi në këtë fazë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...