Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë takuar sot përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, shëndetësinë primare, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional, ku u riktheksua se gjendja është e qetë dhe e menaxhueshme.
Ismajli ka thënë se ekipet mjekësore vazhdimisht janë në terren, ku përsëri përgjatë ditës së nesërme do t’i vizitojnë familjen e prekur me coronavirus në Vrapqiç.
“Gjendja e të prekurve është e mirë. Ekipet tona mobile janë të gatshme të ballafaqohen me kërkesat dhe nevojat tuaja, andaj jemi të gatshëm çdo moment për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve në veçanti, zonave të prekura, të cilat po ballafaqohen me këtë pandemi”, tha ai.
Me këtë rast, i dyti i Gjilanit ka falënderuar policinë e shtetit, të cilë t kanë aktivizuar dhe rritur mekanizmat e tyre në funksion të udhëheqjes dhe menaxhimit të situatës me coronavirus në Gjilan.
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...