Gjerqina Tuhina: Shqipëria është një problem për integrimin e Maqedonisë së Veriut

<a href="http://365.dahlstroms.com/">365</a>

00:33 | 29 Maj 2019
Trina Galanxhi

Gazetarja  Gjerqina Tuhina nga Brukseli në lidhje direkte në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se Shqipëria përbën një problem për integrimin e Maqedonisë së Veriut duke qenë se ato janë në një pako, dhe nëse duhet të kalojnë së bashku atëherë do të jetë problem duke parë situatën politike në Shqipëri.

Por sipas saj ka gjasa që Maqedonia të shkëputet dhe të kalojë e vetme.

Një problem që e ka Maqedonia e Veriut në këtë moment, është ajo se Maqedonia e Veriut ndodhet në një pako me Shqipërinë.

Në këto momente nuk ka disponim nga vendet anëtare të BE-së që të lejohet hapja e negociatave me Shqipërinë, duke marrë parasysh situatën e brendshme politike në Shqipëri. Prandaj mendohet se ç[shtja do të shkëputet që Maqedonia mos të jetë në një pako me Shqipërinë, dhe në atë rast do të ketë më shumë gjasa se do të marr një vendim pozitiv për hapjen e negociatave. Politikanë francez për këtë qëllim kanë kërkuar dhe shkëputjen e Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale