Deputeti gjerman, Christian Petry, nga Partia Socialdemokrate në pushtet (SPD), që bashkë me deputetin nga partia e të gjelbërve, Boris Mijatoviq, qëndruan për vizitë të shkurtër në Prishtinë, para dy jave kishin takim special me kryeministrin Albin Kurti.
“Folëm dhe për procesin “Ballkani i Hapur”. Është fort e rëndësishme që të kuptojmë pozicionimin e Kosovës dhe opinionin e Kurtit. Megjithatë kjo është çështje e organizimit të brendshëm. Por, ne si politik gjermane kemi interesa që mos të krijohen struktura që afrimin me Evropën e bëjnë më të zorshëm. Por që të dy nismat mund të përdoren pozitivisht dhe kjo ishte objekt i bisedës sonë”.
Sa për dialogun Kosovë-Serbi, Berlini zyrtar veç sa i ka kristalizuar qëndrimet e saj.
“Ne i themi JO ndryshimit të kufijve. Ne u themi po strukturave të qëndrueshme shtetërore, sidomos për njohjen ndërkombëtare. Kosova nuk është pranuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, në këtë aspekt ne po kontaktojmë me palë të ndryshme, përfshirë miqtë tanë spanjoll”.
Petry, paralajmëroi veprime serioze të Gjermanisë në raport me marrëdhëniet me Kosovën dhe pesë shtetet tjera që e përbëjnë Ballkanin Perëndimor.
“Në gjysmën tjetër të vitit do ta miratojmë në Bundestag vendimin e ri që flet për pikëpamjen e Gjermanisë për Ballkanin , dokumenti është duke u punuar. Një dokument i tillë për herë të fundit u miratua më 2004, dhe i cili nuk është fare aktual. Dokumenti i ri flet për rrethanat që janë në rajon sepse secili vend në Ballkan, ka specifikat e tij”, shtoi ligjvënësi i Bundestagut për Klan Kosova.
Qeveria e kancelarit Olaf Scholz, në plan-programin e saj e ka mes tjerash jetësimin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Te liberalizimi i vizave unë premtoj më shumë lëvizje por na duhet të presim gjysmën e dytë të vitit për të kuptuar a do të funksionoj apo jo. Në këtë çështje neve na duhen partnerë tjerë evropian si Franca, Holanda apo edhe Danimarka”, tha Christian Petry.
Dyshohet për aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi...
Policia e Kosovës prezanton planin e sigurisë për zgjedhjet ...
Takim i veçantë në Bruksel/ Kryeministri Rama pritet nga Ant...
Këshilli i BE miraton konkluzionet për Shqipërinë: Janë bërë...
Prokuroria zhvillon aksion në 15 biznese në Prishtinë për sh...
Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës – takimet me ...