Gjermania ka dëbuar 121 emigrantë kosovarë të cilët katër muaj më parë ilegalisht braktisen vendlindjen me shpresë së atje do të gjejnë një jetë më të mirë.
121 emigrantë kosovarë të martën janë kthyer në Kosovë pa vullnetin e tyre. Për t’i pritur te afërmit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” kishin dalë shumë familjarë nga rajonet të ndryshme të Kosovës.
Disa prej të kthyerve nga Gjermania kanë thënë se janë penduar që kanë zgjedhur rrugën ilegale për të migruar, pasi tani që janë kthyer nuk dinë as nga t’ia fillojnë.
Emigranti i kthyer në vendlindje Hysen Sylejmani, nga Mitrovica ka treguar se në Gjermani atij i ishte premtuar punë, por nuk iu kishte plotësuar dëshira.
E një emigrant tjetër nga Gjilani, ka thënë se ka harxhuar 4 mijë euro, por do të jepte edhe 4 mijë tjera për të shkuar përsëri.
Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë thënë për Tribuna Channel se kthimi i emigrantëve është bërë me dy aeroplanë, ndërsa me 11 qershor do të kthehen edhe rreth 100 të tjerë.
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...