Gjermania do të refuzojë rreth 75 mijë kërkesa për azil të njerëzve nga Evropa Verilindore, duke u kushtuar vëmendje refugjatëve nga Siria dhe Iraku.
Gazeta “Der Spiegel” bën të ditur se së paku 10 mijë të huaj janë deportuar nga Gjermania që nga fillimi i vitit, nga të cilët shumica janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.
Gjermania këtë vit pret fluks prej rreth 800 mijë refugjatëve, çka është katër herë më e madhe se në vitin 2014.
Drejtori i agjencisë federale për refugjatë, Manfred Shmit, ka thënë se autoritetet deri në fund të vitit do të japin vendime për së paku 75 mijë kërkesa për azil, të cilat i kanë deponuar refugjatët nga Ballkani Perëndimor dhe se shumica e tyre do të refuzohen.
Në agjendën e Gjermanisë është zgjerimi i vendeve që konsiderohen të sigurta, që do të thotë se hiqet e drejta për azil të qytetarëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...