Parlamenti gjerman, e ka vazhduar shërbimin e misionit ushtarak në Kosovë. Ushtria gjermane edhe pas 16 vitesh, do të vazhdojë të shërbejë në regjionin e Kosovës.
Misioni më i gjatë ushtarak i Gjermanisë, në një vend të huaj është zgjatur edhe për një vit, pas një shumice absolute votash që ka marrë në parlament ky propozim. Bundestagu gjerman ka votuar në favor të qëndrimit të forcave ushtarake “Bundeswehr”, në Kosovë, raporton Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.
532 parlamentarë kanë e kanë votuar vazhdimin e qëndrimit të forcave ushtarake në Kosovë, ndërsa 60 e kanë kundërshtuar.
Bundestagu planifikon që për misionin në Kosovë të stacionojë 1850 ushtar, të cilët për 12 muajt e ardhshëm do t’i kushtojnë Gjermanisë rreth 47 milionë euro.
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...