Ngjarja e Parisit, Brukselit, Stambollit e Bangladeshit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë, sepse kjo frymë e urrejtjes ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, prandaj të gjithë institucionet tona fetare, kulturore, politike dhe shtetërore mos të bëjnë “sehir” duke menduar që jemi imun nga kjo e keqe.
Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave në Stamboll e Bangladesh.
Dhjetëra qytetar kishin dal për t’u lutur që Krishti t’i shpërblejë shpirtit të të vdekurve.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji në fjalimin mbajtur tha se ndjenja e dashurisë dhe dhembjes shkon tek popujt tonë por edhe tek të gjithë popujt tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë.
“Në të gjitha kishat tona kam dashur që këtë të diel, t’i lutemi Zotit për viktimat e urrejtjes në vendet e ndryshme të botës, sidomos ato të fundit në Stamboll dhe Bangladesh. Krishti i shpërbleftë shpirtrat e të vdekurve me jetën e pasosur, i ngushëlloftë zemrat e hidhëruara, të trishtuara të afërmve të këtyre njerëzve, kurse, të plagosurve iu urojmë shërim sa më të shpejt. Ndjenja jonë e dashurisë dhe dhembjes shkon edhe tek të gjithë popujt tonë, por edhe tek popujt e tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë. I lutemi hyjit i cili shndërron mendjet dhe zemrat e njeriut, t’i frymëzoi me shpirtin e tij të shenjt, të gjitha ata që janë të thirrur për të qen bijtë e hyjit në mënyrë që të kthehen dhe të bëjnë kthesën e duhur drejt dashurisë dhe paqes dhe të bëhen të aftë të pranojnë çdo njer i me dashuri dhe të kultivojnë vëllezërit mes njerëzve”, tha Gjergji.
Ipeshkvi Gjergji theksoi se duhet të lutemi që bashkësitë fetare të shoqërisë dhe shteteve të mbarë botës të gjejnë burimin e dashurisë dhe forcën e urtisë për të shëruar këtë të keqe të madhe dhe për të shëruar zemrat e njerëzve të kapluar prej saj, e keqe kjo që përbuz dhe poshtëron të gjithë.
Ai më tej bënë thirrje tek të gjitha institucionet shtetërore që të mendojnë që shumë shpejt ky sulm mund të vijë edhe në Prishtinë, Shkup apo në Tiranë sepse sipas tij, ne nuk jemi imun nga kjo e keqe.
Mesha vazhdoi me lutjet e shumë qytetarëve për viktimat që pësuan tragjedi në Paris, Stamboll, Bangladesh e Bruksel.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...