Gjenocidi serb në Kosovë përmes 200 fotografive

09:58 | 5 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Copëza historie nga lufta e fundit në Kosovë, përmes 200 fotografive e faksimile dokumentesh u pasqyruan në ekspozitën “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, nga Instituti për Hulumtimet e krimeve të luftës, me autore Fetnete Ramosaj.

Në hapje të ekspozitës, ajo tha se ka zgjedhur të shfaq këto pamje, që të kujtohet e të mos harrohet dhuna, burgosjet e terrori që iu bë popullit shqiptar të Kosovës, nga gjenocidi serb.

Ismet Salihiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, tha se pavarësisht kushteve modeste, instituti qe ai e drejton është duke u munduar ta kryej misionin e shenjtë.

Ekspozita është hapur ditën e enjte në Galerinë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Shpërndaje në rrjete sociale