Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar të Gruas, Paqes dhe Sigurisë, që u mbajt sot në Prishtinë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.
Forumi, me temën “Kodi i Sigurisë për Gjeneratën tonë”, u fokusua në ndikimin e konflikteve tek gratë dhe fëmijët, duke theksuar rreziqet joproporcionale që ata përballojnë në zonat e prekura nga dhuna dhe pasiguria.
Prania e gjeneral Barduanit theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbrojtjen e popullatave të ndjeshme dhe për sigurimin e një ambienti të qëndrueshëm në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...