Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot delegacionin italian të udhëhequr nga gjenerallejtënant Vito Ferrara, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Mjekësisë Ushtarake të Ushtrisë Italiane.
Gjatë takimi, mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive, veçanërisht në fushën e mjekësisë ushtarake me fokus të veçantë në fushën e trajnimeve dhe specializimeve, shkëmbimin e personelit mjekësor, dhe fusha të tjera relevante.
FSK njofton se të dyja palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtejshëm, përfshirë mundësitë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake në mekanizmat që udhëhiqen nga
Forcat e Armatosura të Italisë.
Qëllimi i vizitës së delegacionit italian është ngritja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake mes dy ushtrive, e cila bëhet në bazë të planit bilateral mes dy vendeve tona./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...