Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Kolonelin Sefano Angioni, Atashe i Republikës së Italisë i akredituar në Kosovë.
Siç njofton FSK-ja, në këtë takim morri pjesë edhe atasheu i sapoemëruar i Italisë për Kosovë, Kolonel Cristian Margheriti dhe Këshilltari Bilateral Italian i Mbrojtjes, Kolonel Giovanni Ventura.
“KOMFSK falënderoi ekipin italian për kontributin e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si dhe synimet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje thuhet se të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së./Arbresh.info/

Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...