Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).
Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-të, si dhe përgatitjen e ushtarëve FSK-së. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion.

Gjenerali Rüter siguroi mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit të NALT-it./arbresh.info/

E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...