Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka vizituar trupat e FSK-së që po marrin pjesë në trajnimin në Joint Readiness Training Center (JRTC) në Louisiana, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo vizitë u realizua me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), ku Komandanti Jashari u takua me personelin ushtarak të FSK-së, të angazhuar në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në këtë qendër prestigjioze.
Në fjalimin e tij para pjesëtarëve të FSK-së dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjenerallejtënant Jashari theksoi rëndësinë e partneritetit të gjatë dhe të fuqishëm midis dy forcave, i cili ka ekzistuar për mbi një dekadë.
“Sot ky synim është bërë realitet, falë përkushtimit të pjesëtarëve tonë dhe mbështetjes së palëkundur nga Garda Kombëtare e Ajovës, e udhëhequr nga Gjeneral Major Stephen Osborn. Gjithashtu, Gjeneral Jashari falënderoi personelin e qendrës trajnuese të JRTC dhe të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij procesi. Poashtu, shprehu mirënjohje të veçantë për pjesëtarët e FSK-së, që me përkushtim dhe profesionalizëm kanë treguar disiplinë dhe performancë të shkëlqyer duke përfaqësuar forcën tonë me dinjitet, në një ambient operacional shumëkombësh”, tha ai.
Jashari vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së për herë të parë në një qendër trajnuese të këtij niveli, si një arritje e jashtëzakonshme e forcës.
Ai i uroi suksese pjesëtarëve të FSK-së në misionin fisnik, si dhe shprehu gatishmërinë që si Komandant i FSK-së të ofrojë mbështetje të pa rezervë./Arbresh.info
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...