Liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën, është stërmbushur me mbeturina.
Për këtë liqen më parë ishin marrë masa për pastrimin e tij, pasi që ishte vënë në dyshim cilësia e ujit për shkak të mbeturinave në të, megjithatë duket se gjendja e tanishme e tij nuk është aspak e mirë.
Siç po shihet në fotografitë, të cilat na ka dërguar një qytetarë, një pjesë e madhe e liqenit është ngulfatur nga mbeturinat e shumta.
Kujtojmë se me mbeturina të grumbulluara në natyrë kanë probleme të shumta edhe banorët e shumë fshatrave të Prishtinës përfshirë fshatin Mramor, të cilët janë ankuar disa herë për shkak të neglizhencës së treguar nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e tyre./arbresh.info/

PDK-ja, kundër kandidatit Andin Hoti për president
Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit pol...
Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, p...
Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës...
Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tje...
Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për president