Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenca turke në një njoftim për medie, në të cilin thuhet se Erdogan theksoi se dialogu mes palëve është zgjidhja e vetme për vendosjen e paqes në rajon.
“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.
Presidenca turke u shpreh e gatshme ta ofrojë ndihmën e saj në dialogun Kosovë – Serbi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq e kanë uruar Erdoganin për fitoren e së dielës në zgjedhjet presidenciale në Turqi./Arbresh.info
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...