Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i një lokali në Ferizaj që ndodhi një javë më parë.
Zemaj në një konferencë për media tha se gjendja e tyre është stabile.
“Qytetarët tanë që tanimë janë në këto shtete mike (Turqi e Austri), po vazhdojnë trajtimi i tyre, nga katër pacientët që janë dërguar në Turqi, Fatime Haxhi Ademi dhe Faruk Salihu janë në intubacion, ndërsa Don Bekteshi e Gent Sopaj i janë nënshtruar operimit dhe pas operimit janë në gjendje stabile. Fidan gashi dhe Enver Xhokli janë në Austri duke u trajtuar, janë në gjendje të mirë dhe stabile”, ka thënë Zemaj.
Si pasojë e këtij shpërthimi, 44 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...