Ka dalë të blejë barnat që i duhen.
E këtë, ky qytetar nga Klina po e bën pa hyrë në barnatore.
Masat mbrojtëse të shtuara që po merren në këtë qytet kanë si arsye një nga rastet e para me koronavirus.
Një 20 vjecare, shtetase e Italisë, që po qëndronte në Klinë, tashmë është shtrirë në QKUK, pasi është infektuar me coronavirus.
E ani pse u dërgua menjeherë në QKUK dhe nuk shkoi në Qender të Mjekësisë Familjare , ky institucion shendetësor ka ngritur tendë në oborr për ata që mund të kenë nevojë pasi sipas raportimeve, 20 vjecarja dyshohet të ketë qëndruar në disa vende, para ekzaminimit mjekësor.
Sidoqoftë, Klina u pa e qetë.
Vendimi i qeverisë po respektohej gjithandej në qytet dhe lëvizjet më të shpeshta ishin me vetura.
Klina është nder qytetet e para që u izolua pasi që me 13 mars u konfirmua se një 20 vjecare italiane me qëndrim në këtë vend ishte e infektuar sikur edhe një 77 vjecar nga Vitia.
Më pas u konfirmuan edhe 3 raste të reja.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...